Artikull
“Jeta ime” – dueti më i ri i artistes Iskra Radeva dhe këngëtares Margarita Hranova
Hënë 11 Dhjetor 2023 06:20
Hënë, 11 Dhjetor 2023, 06:20
Margarita Hranova
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Koncerti i 28-të "Yjet e Krishtlindjeve" mbledh së bashku disa nga interpretuesit dhe artistët tanë më të mëdhenj të estradës në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ata do të gëzojnë publikun me këngë të njohura bullgare dhe botërore. Në skenë do të dalë edhe artistja Iskra Radeva, e cila kohët e fundit incizoi një duet të ri me këngëtaren Margarita Hranova.
Tandemi krijues Iskra Radeva dhe Margarita Hranova ka një histori skenike që nga viti 1998, kur kënga e tyre në duet "Vetëm për mua" fitoi çmimin e parë në festivalin "Orfeu i Artë". Krahas shfaqjeve të shumta të realizuara prej të dy artisteve në qytete të shumta të Bullgarisë, ato incizuan dhe shumë këngë në duet, duke përfshirë edhe këngën “Dashuria e ndarë”. Kënga e tyre të fundit nga projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Jeta ime”.Në video që e shoqëron këngën merr pjesë edhe Lidija Mihova, një zë legjendar i Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Kënga është pjesë e koncerteve tradicionale të artistëve që këndojnë. Teksti është i Xhina Dundova - Pançeva, muzika dhe aranzhimi - Milen Makedonski.
Publikoi / Publikuan: БНР екип