LAJME

Artikull

Ende nuk ka marrëveshje me Austrinë për Shengenin, negociatat janë në vazhdim

Hënë, 11 Dhjetor 2023, 06:49

Ende nuk ka marrëveshje me Austrinë për Shengenin, negociatat janë në vazhdim

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Nuk ka asnjë marrëveshje që Bullgaria të pranojë emigrantë kundrejt pajtimit të Austrisë për të lejuar Bullgarinë në Shengen nga ajri, tha për bTV kryeministri Nikollaj Denkov. “Ne vazhdojmë negociatat. Kjo është pozita e tyre negociuese, jo rezultati përfundimtar. Ajo që është e pranueshme është që Bullgaria të respektojë rregullat e përbashkëta evropiane. Nëse dikush dëshiron rregulla të tjera që janë specifike për Bullgarinë, kjo është kategorikisht e papranueshme. Sa i përket pranimit të emigrantëve – ka rregulla evropiane, dhe ne do të respektojmë ato”, tha kryeministri. Po ashtu para bTV qëndrimin e kryeministrit Denkov e përkrahu edhe ministri i drejtësisë Atanas Sllavov.
Presidenti austriak Aleksandër van der Belen foli kundër vetos së Vjenës dhe tha se problemet e tyre me emigrantët vijnë nga Hungaria, jo nga Bullgaria dhe Rumania, duke bërë thirrje që "qeveria të mbrojë më mirë interesat e saj të investimeve" në të dy vendet.

Publikoi / Publikuan: БНР екип