LAJME

Artikull

Bullgaria u abstenua për teknikat e reja gjenomike në BE

Hënë, 11 Dhjetor 2023, 15:29

Bullgaria u abstenua për teknikat e reja gjenomike në BE

FOTO: mzh.government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria dhe Gjermania u absteniuan për vendosjen e rregulloreve për teknikat e reja gjenomike në një mbledhje të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Bruksel. Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë Kirill Vëtev. Ai shpjegoi se qëndrimi është në funksion të qëndrimit publik për këtë çështje në vend. Propozimi nuk u pranua për shkak të numrit të madh të atyre që votuan kundër. Vëtev deklaroi për mediat se teknikat e reja gjenomike gabimisht perceptohen si OMGJ. "OMGJ është prej kohësh i vjetruar. Teknikat e reja gjenomike po bëjnë mrekulli dhe e gjithë Evropa mbetet prapa në këtë drejtim", tha Vëtev, cituar nga korrespondentja e BNR, Angelina Piskova. Ai theksoi se bazuar në këto arritje, Japonia krijoi domatet që rregullojnë presionin e gjakut. “Tregu i bazuar në ndryshimet klimatike dhe konkurrencën e tregut do t'i orientojë të gjithë prodhuesit bujqësor dhe konsumatorët drejt adoptimit të teknikave të reja gjenomike”, theksoi Vëtev.