Artikull
Bullgaria këmbëngul për anëtarësimin e plotë në Shengen
Martë 12 Dhjetor 2023 14:06
Martë, 12 Dhjetor 2023, 14:06
FOTO: MPB
Madhësia e shkronjave
Në takimin trepalësh me ministrat e brendshëm të Austrisë dhe Rumanisë, Gerhard Karner dhe Cătălin Predoiu, në kuadër të Forumit të Salzburgut në Slloveni, ministri bullgar i punëve të brendshme, Kalin Stojanov, prezantoi qëndrimin e Bullgarisë për anëtarësim të plotë në Shengen. “Bullgaria dhe Rumania i kanë përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim të plotë në Shengen dhe këtë e vërtetojnë edhe një herë rezultatet e misionit të fundit në Bullgari nga ekspertë të vendeve anëtare, përfshirë Austrinë dhe Holandën”, theksoi Stojanov.
Sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se Bullgaria nuk do të pranojë kushte shtesë të ndryshme nga ato që priten nga vendet e tjera. “Ne do të shohim se ku do të jetë kufiri i kushteve të pranueshme dhe të papranueshme për Shengen në ditët dhe javët në vijim”, tha ai gjithashtu.
Publikoi / Publikuan: БНР екип