EKONOMI

Artikull

Paga mesatare në Bullgari është 2000 leva /1022.58 euro/

Martë, 12 Dhjetor 2023, 15:57

Paga mesatare në Bullgari është 2000 leva /1022.58 euro/

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Në tremujorin e tretë të vitit 2023, paga mesatare për Bullgarinë u rrit në 2000 leva /1022.58 euro/. Rritja me bazë vjetore është 14,7%, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Paga mesatare më e lartë është në qytetin e Sofjes - 2722 leva /1391,74 euro/, që është 36,1% më shumë se paga mesatare në vend dhe 13,9% më shumë se në tremujorin e tretë të 2022, bëri të ditur Ministria. Në tremujorin e tretë 2023, punësimi me kontratë është ulur me 1.5% krahasuar me tremujorin e dytë, duke arritur në 2.30 milionë persona.

Publikoi / Publikuan: БНР екип