LAJME

Artikull

Fëmijët e birësuar tani do të mësojnë më lehtë për origjinën e tyre

Mërkurë, 13 Dhjetor 2023, 13:05

Fëmijët e birësuar tani do të mësojnë më lehtë për origjinën e tyre

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Lehtësohet procedura me të cilën personi i birësuar do të ketë akses në informacione për origjinën e tij dhe prindërit e tij biologjikë. Tash e tutje, të adoptuarit dhe prindërit birësues do të mund të mësojnë për origjinën me vendim gjykate - kërkesa e mëparshme e ligjit që kjo mund të ndodhë vetëm në rrethana të rëndësishme nuk kërkohet më. Kështu vendosën deputetët me ndryshimet në Kodin e Familjes. Pritet edhe krijimi i Sistemit Kombëtar të Informacionit për birësimin e plotë pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në të cilin do të regjistrohen kandidatët për birësues. Ai nuk ndikon në adoptimin ndërkombëtar, pasi është përgjegjësi e një ministrie tjetër - Ministrisë së Drejtësisë.