SHOQËRI

Artikull

BNR me dallim nga Qendra e Arritjeve Supreme Nasledstvo.bg

Mërkurë, 13 Dhjetor 2023, 14:43

Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev dhe Rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" Prof. Dr. Georgi Vëllçev

Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev dhe Rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" Prof. Dr. Georgi Vëllçev

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Radioja Kombëtare Bullgare u shpërblye nga Qendra e Arritjeve Supreme Nasledstvo.bg për "partneritetin aktiv mediatik dhe mbështetjen" e veprimtarive të menaxhimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore bullgare, njoftoi reporterja e BNR Viktorija Petrova.
Rektori i Universitetit të Sofjes Prof. Georgi Vëllçev i dorëzoi fletën e nderit dhe çmimin Drejtorit të Përgjithshëm të BNR-së Milen Mitev, i cili tha: “Jam shumë i krenar që kam nderin ta marr këtë çmim, pasi ai tregon njohje për punën e gazetarëve të Radios Kombëtare për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, gjë që, për mendimin tim, është një pjesë e madhe e misionit publik të BNR-së".