LAJME

Artikull

Presidentët Radev dhe Begaj ndoqën shfaqjen e parë të Festivalit Muzikor të Vitit të Ri

Enjte, 14 Dhjetor 2023, 06:52

Presidentët Radev dhe Begaj ndoqën shfaqjen e parë të Festivalit Muzikor të Vitit të Ri

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidentët e Bullgarisë dhe Shqipërisë - Rumen Radev dhe Bajram Begaj, së bashku me bashkëshortet e tyre - Desisllava Radeva dhe Armanda Begaj, nderuan premierën e operetës "Kallas dhe Onasis". Veprimtaria u mbajt mbrëmjen e 13 dhjetorit në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Shfaqja është me pjesëmarrjen e solistëve, korit dhe baletit të Operës Shtetërore - Varna, si dhe orkestrës dhe korit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë. “Jam shumë e lumtur që jam këtu, së bashku me Teatrin e Operës dhe Baletit të Shqipërisë, sepse muzika nuk njeh kufij, nuk njeh pasaporta dhe dogana. Ne kemi këtë shprehje - nuk mund të festosh pa miq, dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu pikërisht për të festuar Vitin e Ri”, tha Abigela Voshtina, drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, para fillimit të shfaqjes.