Enjte 14 Dhjetor 2023 11:21
Enjte, 14 Dhjetor 2023, 11:21
Bajram Begaj (majtas) dhe Rumen Radev - Sofje, 14 dhjetor 2023
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë bazohen në afërsinë e fortë historike dhe kulturore, tha presidenti Rumen Radev pas takimit me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj. Presidenti shqiptar ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të kreut të shtetit bullgar. Kjo vizitë e rëndësishme zyrtare është kulmi i dialogut intensiv politik në vitin që shënon 110 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe 30 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Fqinjësisë së Mirë, theksoi Radev. Presidenti u shpreh se gjatë takimit u konfirmua mbështetja që Bullgaria jep për rrugën evropiane të Shqipërisë. Ne vlerësojmë shumë reformat e kryera dhe përpjekjet e bëra nga Shqipëria, theksoi presidenti.
Publikoi / Publikuan: БНР екип