Artikull
Bullgaria do të shfrytëzojë Komisionin Evropian si ndërmjetës në negociatat për Shengen
Enjte 14 Dhjetor 2023 12:26
Enjte, 14 Dhjetor 2023, 12:26
Nikollaj Denkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Strategjia është të negociojmë kufijtë tokësorë, ne kemi përgatitur një propozim dhe do ta dërgojmë në Austri. Ne do të përdorim Komisionin Evropian si ndërmjetës, tha kryeministri Nikollaj Denkov në Bruksel. Hungaria tha se nëse nuk heqim taksën e gazit, do të na vënë veton për Shengenin. Ne vendosëm të mos rrezikojmë këto hapa të rëndësishëm, pranoi Denkov. I pyetur për ndihmën për Ukrainën, e cila duhet të miratohet përmes një përditësimi të buxhetit të BE-së, Denkov theksoi: “Nëse Ukraina bie, këto kosto që ne po diskutojmë do të jenë shumë herë më të vogla se sa do të nevojiten për të përgatitur Evropën për agresion të mundshëm, ose më mirë për të parandaluar një gabim të mundshëm”. Lidhur me seancën parlamentare të ndërprerë nga opozita, kryeministri komentoi se nuk është kjo mënyra për të protestuar kundër një veprimi ligjor.
Publikoi / Publikuan: БНР екип