LAJME

Artikull

Presidenti pret që Holanda të ndryshojë qëndrimin e saj për Bullgarinë në Shengen

Enjte, 14 Dhjetor 2023, 13:35

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Është e mundur që Bullgaria të pranohet në Shengen nga ajri dhe nga toka që këtë vit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. "Unë pres që Holanda të shpallë sa më shpejt mbështetjen e plotë për Bullgarinë dhe Rumaninë për anëtarësimin në Shengen pa kufizime. Për Holandën, jam i sigurt, për Austrinë është një çështje për të bindur shoqërinë austriake se ky është një hap jashtëzakonisht i nevojshëm “, theksoi Radev.
Presidenti kujtoi gjithashtu nismën bullgare në kohën e kabinetit zyrtar për krijimin e një qendre në vendin tonë për shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së, në bazë të së cilës do të kryheshin veprime të përbashkëta për të thyer qendrat e paligjshme të trafikimit të emigrantëve në Evropë.