Premte 15 Dhjetor 2023 09:26
Premte, 15 Dhjetor 2023, 09:26
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Seanca e Kuvendit dështoi për mungesë kuorumi. Deputetët e mazhorancës nuk kanë hyrë në sallën plenare. Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov ka shpjeguar se nuk po regjistrohen sepse opozita ka "përgatitur cirk". "Vëzrazhdane", Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ka një popull të tillë" /ITN/ duan të ndalojnë çmontimin e Monumentit Sovjetik, që të fillojë punë Parlamenti, tha Petkov dhe premtoi se deputetët do të punojnë jashtë orarit të hënën dhe të martën.
Zëri i opozitës duhet të dëgjohet dhe do të dëgjohet javën e ardhshme, kur “Ka një popull të tillë” do të ndalojë ndryshimet absurde të Kushtetutës, tha deputeti Stanisllav Ballabanov. “Nuk ka kuptim të protestojmë në rrugë, protesta është tashmë këtu, në Kuvendin Popullor”, deklaroi kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип