Premte 15 Dhjetor 2023 16:21
Premte, 15 Dhjetor 2023, 16:21
FOTO: Arkiv/BTA
Madhësia e shkronjave
Në lidhje me rrëmbimin e djeshëm, më 14 dhjetor, nga persona të panjohur rreth 400 milje detare në lindje të ishullit Sokotra, Jemen, të anijes “Ruen” me 8 marinarë bullgarë në ekuipazh, nga Flota Detare Bullgare njoftuan se janë në kontakt me familjet e marinarëve të ekuipazhit.Nga informacionet e mbledhura deri më tani, anija është nën kontrollin e kapësve të saj. Megjithatë, ka arsye për të besuar se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për ekuipazhin, njоftoi korrespondentja e BNR Daniela Stojnova nga Varna.
Më herët, zëvendëskryeministrja dhe ministrе e jashtme Maria Gabriel deklaroi se në rastin e anijes së rrëmbyer, Bullgaria mbështetet në bashkëpunimin e "të gjithë partnerëve dhe institucioneve" të cilave u ka dërguar informacion.