MUZIKË

Artikull

Grupi vokal “Radiodeca” me një matine për Krishtlindjet

Shtunë, 16 Dhjetor 2023, 04:05

Grupi vokal “Radiodeca” me një matine për Krishtlindjet

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Për të dytin vit radhazi në vigjilje të Krishtlindjeve grupi "Radiodeca"(“Radio-fëmijë”) me dirigjente Ilina Todorova përgatiti një matine për Krishtlindje. Më 16 dhjetor në orën 12:00 në Studion e Parë të BNR-së, së bashku me interpretuesit e vegjël në skenë do të jenë muzikantët Todor Bakarxhiev - trumbetë, Dimitër Gorçakov - piano, Dimitër Sirakov - bas, Hristo Nejçev - kitarë dhe Stju Ivanov /bateri/. Ata do të na futin në atmosferën festive me këngë të dashura me aranzhime të reja. Dirigjentja Ilina Todorova na tregoi më shumë për koncertin:

Илина Тодорова

FOTO: Ани Петрова

“Deshëm t'i kënaqim mysafirët tanë me një program Krishtlindjesh me këngë për fëmijë nga e gjithë bota, këngë bullgare për Krishtlindje dhe një prodhim të ri të Radios. Jemi shumë të lumtur që mund të prezantojmë një këngë të re për Krishtlindje nga producentja jonë Desisllava Konstantinova - ajo quhet "Zilja e Krishtlindjeve", por edhe këngë të vjetra të dhëna Radios në vitet '90 nga zonja Penka Kasabova, e cila është motra e poetit Geo Milev. I gjithë programi ynë është një urim për festat - të jemi të shëndetshëm, të besojmë dhe të jemi si fëmijët - të mund të gëzohemi për gjërat më të vogla, për atë që na rrethon."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNR, Ani Petrova