Artikull
Ne po synojmë përparim edhe sa u përket kufijve tokësorë të Shengenit
Hënë 18 Dhjetor 2023 08:10
Hënë, 18 Dhjetor 2023, 08:10
Nikollaj Denkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pavarësisht synimit të deklaruar të Austrisë për të hequr kontrollet në aeroporte, si pjesë e rrugës sonë për në Shengen, ne nuk duhet të pranojmë mungesën e bisedave për kufijtë tanë tokësorë. Këtë qëndrim e ka shprehur për Nova TV kryeministri Nikollaj Denkov, i cili ka theksuar se qëllimi i vendit tonë është që të arrijmë progres edhe në kontrollin e kufijve tokësorë.
“Çështja është të mos qëndrojmë peng i vendimeve që mund të varen nga situata absolute konjukturore, nëse ka apo jo zgjedhje në një vend të caktuar”, komentoi kryeministri.
Me rastin e qëndrimit të deklaruar të Hungarisë për të vendosur veton ndaj anëtarësimit tonë nëse nuk hiqet taksa për tranzitin e gazit rus, Nikollaj Denkov shprehu shpresën se opozita do të ndalojë bojkotin për shkak të çmontimit të Monumentit të Ushtrisë Sovjetike dhe se deputetët do ta votojnë sot vendimin.
Publikoi / Publikuan: БНР екип