Artikull
Rënie të prodhimit dhe të shitjeve tregon raportin vjetor i Dhomës bullgare të Tregtisë
Hënë 18 Dhjetor 2023 10:59
Hënë, 18 Dhjetor 2023, 10:59
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Një rënie e ndjeshme në prodhimin dhe shitjet e kompanive në vendin tonë - ky është një nga përfundimet e sondazhit vjetor të Dhomës bullgare të Tregtisë për vlerësimin e mjedisit të biznesit në vitin 2023. Të ardhurat е kompanivе, të cilat janë rritur në 70% mbeten më pak të prekura.
Për shkak të krizave të akumuluara të viteve të fundit, kompanitë kanë shënuar tregues më të ulët në krahasim me periudhën e parakrizës 2019. Vëllimet e prodhimit, shitjeve dhe tregjeve të huaja janë në rënie, por pavarësisht kësaj, të ardhurat po rriten, pohon biznesi.
85% e të anketuarve thanë se e kanë kompensuar inflacionin në shpërblimin e punonjësve të tyre. 65% e kanë bërë këtë me rritje pagash, 16% me rritje të kuponëve ushqimorë, 12% me bonus vjetor dhe 7% me shpërblime tremujore.
Publikoi / Publikuan: БНР екип