Artikull
Prej më shumë se një muaji Këshilli Bashkiak Metropolitan nuk arrin të zgjedhë një kryetar
Hënë 18 Dhjetor 2023 15:27
Hënë, 18 Dhjetor 2023, 15:27
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Edhe përpjekja e pestë e Këshillit Bashkiak Metropolitan për të zgjedhur një kryetar rezultoi e pasuksesshme. PP-DB ("Shpëto Sofjen") tërhoqi kandidaturën e Boris Bonevit dhe propozoi Greti Stefanova për kryetare të Këshillit, e cila deri më tani udhëhiqte mbledhjet si këshilltarja më e vjetër bashkiake. Megjithatë, kandidatura e saj nuk arriti të mbledhë 31 votat e nevojshme në parlamentin e qytetit me 61 vende. Përfaqësuesit e BSP dhe “Vëzrazhdane” nuk morën pjesë në votim, pasi u larguan nga salla me kërkesën për të ndaluar çmontimin e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike.
Kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, paralajmëroi se bllokimi i punës së Këshillit Bashkiak mund të çojë në humbjen e fondeve evropiane për projekte të mëdha infrastrukturore.
Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak do të mbahet më 11.01.2024.
Publikoi / Publikuan: БНР екип