Një ankesë e përbashkët në Gjykatën Kushtetuese kundër ndryshimeve në Kushtetutë do të paraqesin partitë e opozitës në parlament. Kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov deklaroi se nuk do të marrin pjesë në debatin për ndryshimet. Toshko Jordanov nga “Ka një popull të tillë” deklaroi se opozita nuk mund të bëjë më shumë se të bojkotojë seancën dhe të mos marrë pjesë në votim. Deputetët e “Vëzrazhdane” dhe “Ka një popull të tillë” u larguan nga salla plenare. BSP tha se do të qëndronin për të votuar kundër ndryshimeve të propozuara nga mazhoranca. "Atë që po bëjnë “Vëzrazhdane” dhe “Ka një popull të tillë” është kurioze. Nëse po e bojkotojnë këtë proces, pyetja është se përse ndërmjet leximit të parë dhe të dytë kanë paraqitur dhjetëra propozime për ndryshim. Nëse dikush bojkoton diçka, mos e bën kështu”, tha kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova.