Artikull
Hungaria nuk do ta pengojë Bullgarinë në rrugën e saj drejt Shengenit
Martë 19 Dhjetor 2023 16:22
Martë, 19 Dhjetor 2023, 16:22
FOTO: Rojters
Madhësia e shkronjave
Hungaria do të tërheqë kundërshtimin e saj për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen pasi parlamenti bullgar konfirmon zyrtarisht heqjen e taksës shtesë për furnizimet me gaz rus. Kështu deklaroi sot ministri hungarez i punëve të jashtme, Peter Szijjártó, cituar nga Reuters. Ai shtoi se pas publikimit të ligjit të premten në "Fletoren Zyrtare" bullgare, Hungaria do t'i kërkojë Komisionit Evropian që të ndalojë procedurën penale të nisur nga Budapesti.
Publikoi / Publikuan: БНР екип