LAJME

Artikull

Do të përditësojnë bazën mbi të cilën Institutet Bullgare të Kulturës punojnë jashtë vendit

Mërkurë, 20 Dhjetor 2023, 11:26

Do të përditësojnë bazën mbi të cilën Institutet Bullgare të Kulturës punojnë jashtë vendit

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Marrëveshja strategjike për përmirësimin e aktiviteteve të Instituteve Bullgare të Kulturës jashtë vendit u nënshkrua nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel dhe ministri i kulturës Krëstjo Krëstev.
“Me marrëveshjen konfirmojmë rolin e Instituteve Bullgare të Kulturës si pjesë përbërëse e institucioneve përmes të cilave realizohet politika e jashtme bullgare. Ky është një mesazh i rëndësishëm për rolin kyç të diplomacisë kulturore në politikën e jashtme”, tha Gabriel.
Marrëveshja parashikon përgatitjen dhe raportimin vjetor të programeve për aktivitetet e Instituteve Bullgare të Kulturës jashtë vendit dhe kalendari i tyre do të lidhet me prioritetet e politikës së jashtme në fushën e kulturës. Gjithashtu do të ndërmerren hapa për përditësimin e marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare sipas të cilave u krijuan Institutet Bullgare të Kulturës.