KULTURË

Artikull

Janë bërë të ditur emrat e “Ambasadorëve Bullgarë të Kulturës 2023”

Enjte, 21 Dhjetor 2023, 07:26

Janë bërë të ditur emrat e “Ambasadorëve Bullgarë të Kulturës 2023”

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes u shpallën solemnisht emrat e 12 artistëve në fushatën e BNR-së “Ambasadorët Bullgarë të Kulturës 2023”.
"Ambasadorët bullgarë të kulturës 2023" janë: drejtori i Operës dhe Baletit të Sofjes Akademiku Pllamen Kartallov, këngëtarja operistike Aleksandrina Pendaçanska, shkrimtari Zahari Karabashliev, artistja Dili Bozaxhieva, shkrimtarja Teodora Dimova, dirigjentja Desisllava Stefanova, muzikanti Teodosii Spasov, aktori Rusi Çanev, regjisori Stefan Komandarev, violinisti Vasko Vasilev, artistja Kina Bagovska dhe regjisori Javor Gërdev.
Qëllimi i fushatës është të kontribuojë në ruajtjen e identitetit kulturor bullgar dhe të prezantojë arritjet e artistëve të shpërblyer para bullgarëve brenda dhe jashtë vendit gjatë gjithë vitit të ardhshëm.