Enjte 21 Dhjetor 2023 15:56
Enjte, 21 Dhjetor 2023, 15:56
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministria e Punëve të Jashtme е Bullgarisë kërkoi informacion nga autoritetet irlandeze për anijen “Verilla”, në bordin e së cilës u gjet një sasi e madhe kokaine. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme, Maria Gabriel. Ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov, saktësoi se në bord ndodhen 17 bullgarë dhe një ukrainas dhe nuk bëhet fjalë për 300 kilogramë kokainë, siç raportuan më herët mediat irlandeze, por për 500 kilogramë. “Për momentin ka komunikim shumë aktiv në nivelin e bashkëpunimit operativ ndërkombëtar, kështu që faktet dhe rrethanat mezi tani do të dalin”, komentoi Stojanov. Informacioni vjen nga BNR Burgas.
Publikoi / Publikuan: БНР екип