LAJME

Artikull

Me Austrinë po diskutohen afate të qarta për kufijtë ajrorë dhe detarë të Shengenit

Premte, 22 Dhjetor 2023, 07:31

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

I bëj thirrje autoriteteve, edhe pse humbën 2 muaj, të paktën ditët e mbetura deri në Vitin e Ri të na garantojnë pranimin e plotë në Shengen. Ju kujtoj se me diplomaci dhe përpjekje arritëm një angazhim konkret gjatë qeverisë së përkohshme, fatkeqësisht ky impuls nuk u zhvillua dhe ne vetë ngritëm një barrierë, tha presidenti Rumen Radev në aeroportin e Sofjes në nisjen e tij për vizitë në Kosovë.
Negociatat për Shengenin po vazhdojnë, shpjegoi kryeministri Nikollaj Denkov. Po diskutohen tekste që janë reciprokisht të pranueshme për Austrinë, Bullgarinë dhe Rumaninë. "Ajo, që po diskutojmë aktualisht, janë afate të qarta për kufijtë ajror dhe detar. Dhe aty duket se ka një marrëveshje. Po diskutojmë edhe një mekanizëm për të çuar në anulimin e kufijve tokësorë", tha gjithashtu kryeministri.

Publikoi / Publikuan: БНР екип