Artikull
Bullgaria pret vendimin e Austrisë për Shengenin gjatë ditëve në vijim
Premte 22 Dhjetor 2023 13:33
Premte, 22 Dhjetor 2023, 13:33
Nikollaj Denkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pasi sot Parlamenti holandez hoqi përfundimisht të gjitha pengesat për hyrjen e plotë të Bullgarisë në Shengen, kryeministri Nikollaj Denkov komentoi se vendimi i Holandës e vendos vendin tonë në një pozitë më të mirë në negociatat me Austrinë. Sipas tij, negociatat me shtetin e fundit që na bllokon rrugën drejt Shengenit po vazhdojnë dhe “do të përfundojnë në atë mënyrë që të marrin parasysh shqetësimet e Austrisë, sepse ajo ka një problem serioz me migracionin”.
"Unë besoj se sa më shpejt të jetë e mundur, në ditët e ardhshme, duhet të ketë një vendim në lidhje me anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen," tha ministri i brendshëm Kalin Stojanov, cituar nga reporteri i BNR, Daniell Inkov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип