Artikull
Pesë veta nga ekuipazhi i anijes bullgare “Verila” janë ndaluar në Irlandë
Premte 22 Dhjetor 2023 15:47
Premte, 22 Dhjetor 2023, 15:47
FOTO: 5gmedia.bg
Madhësia e shkronjave
Po vijon hetimi për rastin e 500 kilogramëve kokainë të gjetur në bordin e anijes “Verila”, në pronësi të “Marinës Bullgare” në portin irlandez “Shannon Foynes”. Pesë veta nga ekuipazhi i anijes me flamur maltez janë ndaluar. Kokaina u zbulua në bordin e anijes të mërkurën, 20 dhjetor. Në ekuipazhin e anijes janë 17 shtetas bullgarë dhe një ukrainas. Anija ka transportuar grurë nga Kanadaja dhe ka lundruar nga Montreali më 9 dhjetor.
Publikoi / Publikuan: БНР екип