Nata e Buzmit në kulturën tradicionale bullgare

Dielë, 24 Dhjetor 2023, 03:25

Nata e Buzmit në kulturën tradicionale bullgare

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Nata e Krishtlindjes në kulturën tonë folklorike njihet me disa emra. Natyrisht, më shpesh ne e quajmë atë Natën e Buzmit. Thelbi kryesor i traditave dhe ritualeve të festës është i njohur - është një festë përulësie, mirënjohjeje dhe shprese.
Në këtë ditë, bullgarët mblidhen rreth tryezës tradicionale për të ndarë ngrohtësinë e vatrës së shtëpisë, tryezën rituale, ndjenjën e përkatësisë në ndonjë sakrament të lashtë.

FOTO: архив

Dhe nëse në shumicën e ditëve të vitit kërkojmë të ndryshmen dhe të renë, në prag të Krishtlindjeve përpiqemi të përsërisim traditën ashtu siç e kemi trashëguar. Për ritualet bullgare kushtuara Natës së Buzmit mund të lexoni më shumë në botimin Tradita jonë e lashtë rituale e Krishtlindjeve është ende e gjallë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: akriv