LAJME

Artikull

Ministri i Drejtësisë kërkon të precizohet teksti në Kushtetutë për shtetësinë e dyfishtë për kandidatët për deputetë

Dielë, 24 Dhjetor 2023, 08:01

Atanas Sllavov

Atanas Sllavov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri i Drejtësisë, Atanas Sllavov, konsideron se duhet të qartësohet teksti i ri në Kushtetutë, i cili mundëson zgjedhjen e deputetëve me dy shtetësi. Ai theksoi për "Nova News" se teksti do të kishte qenë më i qartë nëse do të kishte rregulluar në mënyrë eksplicite hipotezën e nënshtetësisë bullgare nga lindja dhe  të shtetësisë dytësore bullgare.
“E konsideroj të rëndësishëm kufizimin e shtetësisë së aleatëve dhe partnerëve tanë, nga vendet që na shpallin vend armik”, theksoi ministri. Tema e dyshtetësisë është e rëndësishme sepse 1/4 e shtetasve bullgarë janë jashtë vendit. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për t'i përfshirë në jetën politike. Ndoshta kjo është një përvojë e tillë, tha Sllavov dhe shtoi se ai nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e këtyre teksteve dhe ato janë krijuar në parlament.