Artikull
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore do të drejtojë shërbimin e Krishtlindjeve
Dielë 24 Dhjetor 2023 08:43
Dielë, 24 Dhjetor 2023, 08:43
Mitorpoliti Antoni
FOTO: bg-patriarshia.bg
Madhësia e shkronjave
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antoni është ftuar të kryejë Liturgjinë e Shenjtë për Lindjen e Krishtit dhe Epifaninë në kishën katedrale "Shën Aleksandër Nevski" në Sofje. Ai do të zëvendësojë Patriarkun Neofit, vendosi Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare, me ftesë të të cilit Mitropoliti Antoni ndodhet në Bullgari për festat e fundvitit. Patriarku mbetet nën trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore dhe kisha u bën thirrje të gjithëve që të luten për shëndetin e tij, sepse lutja është arma më e madhe e të krishterëve, tha për bTV Mitropoliti Antoni.
FOTO: БГНЕС
Patriarku është në gjendje stabile, por me rekomandimin e mjekëve nuk lejohet askush pranë tij për të mbajtur ambientin steril, për shkak të viruseve dhe gripit, shtoi kleriku. Me rastin e Lindjes së Krishtit, të gjithë të lutemi për festa më të mira për popullin bullgar, kërkoi Mitropoliti.
Foto: bg-patriarshia.bg, BGNES