LAJME

Artikull

Tre nga të arrestuarit në bordin e anijes “Verila” janë me precedentë penalë

Dielë, 24 Dhjetor 2023, 10:53

Kryesekretari i MPB-së Zhivko Kocev

Kryesekretari i MPB-së Zhivko Kocev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Tashmë ka gjashtë persona të arrestuar nga anija “Verila”. Edhe ai i gjasht është shtetas bullgar. Këtë e bëri të ditur për “Nova Tv” kryesekretari i MPB-së, Zhivko Kocev. “Ne po punojmë me policinë dhe autoritetet doganore irlandeze. Numri i shtetasve bullgarë të arrestuar është rritur me një - janë bërë 6. Tre prej tyre janë të dënuar penalë. Shpresoj se anëtarët e ekuipazhit nuk kanë asnjë lidhje me këtë kontrabandë droge”, shpjegoi Kocev.
Më 22 dhjetor, në portin e Foynes, autoritetet irlandeze arrestuan pesë persona nga ekuipazhi i anijes “Verila” në një hetim për trafikimin e gjysmë ton kokainë me vlerë miliona euro. Ekuipazhi përbëhet nga 17 bullgarë dhe një ukrainas. Anija e “Marinës Bullgare” ka transportuar drithë nga Kanadaja.