Artikull
“Socar” do të shqyrtonte mundësinë e blerjes së “Lukoil Burgas”
Dielë 24 Dhjetor 2023 12:01
Dielë, 24 Dhjetor 2023, 12:01
FOTO: Reuters
Madhësia e shkronjave
Në fund të prillit, në Sofje u hap zyra e kompanisë shtetërore të naftës të Azerbajxhanit "Socar". Ajo nuk është vetëm për Bullgarinë, por është qendrore për të gjithë rajonin, tha për “Euronews Bulgaria” ambasadori i Azerbajxhanit Hüseyn Hüseynov. “Nëse bëhet një propozim për shfrytëzimin e rafinerisë së Burgasit, “Socar” dhe shteti do ta marrin në konsideratë. Ka mundësi, por nuk ka asnjë propozim.
Duhet të ketë një ofertë konkrete nga Sofja me kushte, që të mund të bëjmë një ofertë”, tha Hüseynov. "Ne e kemi mbështetur gjithmonë idenë që Bullgaria të jetë një qendër energjie dhe një qendër transporti." Sipas kontratës së Solidarity Ring /“Unazës së Solidaritetit”/, Bullgaria pritet të bëhet një pikë e shpërndarjes së gazit në Evropë, kujtoi Hüseyn Hüseynov.
Foto: Reuters, BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип