LAJME

Artikull

Liderja e Partisë Socialiste Bullgare u distancua nga presidenti

Dielë, 24 Dhjetor 2023, 13:25

Kornelija Ninova

Kornelija Ninova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

"Nëse do të kisha mundësi ta ktheja kohën pas, nuk do ta propozoja kandidaturën e presidentit Rumen Radev", tha për Nova TV kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/, Kornelija Ninova. Ajo akuzoi presidentin se ndryshon qëndrimin e tij në varësi të kujt flet, se një gjë flet në Bullgari dhe një tjetër jashtë vendit.
“Qeveritë e përkohshme të Radevit padyshim e kaluan kufirin – nënshkruan kontrata për 30 vjet, pushuan 7000 njerëz. Kemi arsye të mendojmë se si të specifikojmë kompetencat e qeverive teknike, pavarësisht nëse janë formuar nga Radev. Ajo që shkruan në Kushtetutë nuk e zgjidh problemin”, beson ajo. “Gjykata Kushtetuese do të thotë nëse ka tekste antikushtetuese. Ne besojmë kategorikisht se lejimi i dyshtetësisë për deputetët është rrezik për sigurinë kombëtare dhe tradhti ndaj sovranitetit”, thotë Ninova.