Artikull
Dy herë më shumë mallra të falsifikuara janë sekuestruar gjatë vitit 2023
Dielë 24 Dhjetor 2023 14:42
Dielë, 24 Dhjetor 2023, 14:42
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Mbi 18 milionë artikuj që imitojnë marka të njohura janë sekuestruar nga Agjencia “Doganat” në vitin 2023. Vëllimi është dyfish më i madh në krahasim me vitin 2022. Vetëm në Varna për muajin tetor dhe nëntor ka mbi 400 000 mallra të markave të falsifikuara. Importi është nga Kina, transmetoi Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/. Përpara festave, ka një rritje të lodrave për fëmijë që imitojnë markat botërore. Shitja e mallrave të falsifikuara dëmton jo vetëm pronarët e një marke tregtare, por edhe konsumatorët, sepse cilësia është e dyshimtë. Krahas lodrave për fëmijë, më së shpeshti imitohen mallrat sportive, pjesët e automjeteve, aksesorët, mjetet e specializuara, parfumet etj. Mallrat e falsifikuara asgjësohen vetëm nën kontrollin doganor dhe në kurriz të pronarëve të markave tregtare.
Publikoi / Publikuan: БНР екип