LAJME

Artikull

Kryeministri Nikollaj Denkov u bëri thirrje bullgarëve të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre

Hënë, 25 Dhjetor 2023, 10:56

Nikollaj Denkov

Nikollaj Denkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në ditën e Lindjes së Krishtit, kryeministri Nikollaj Denkov u bëri thirrje bullgarëve të kërkojnë atë që i bashkon, në mënyrë që jeta të jetë më e mirë për të gjithë. “Të jemi bashkë dhe të kapërcejmë dallimet tona. Ne mund të jemi njerëz me mendimet tona, por të diskutojmë atë që na bashkon dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin... Lajmi i mirë me të cilin përvjelim vitin 2023 është se shikojmë përpara me gjithnjë e më shumë besim. Sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë se pothuajse 60% e bullgarëve presin një vit të ri më të mirë", theksoi kryeministri. Sipas tij, përmirësimi i kushteve të jetesës në vendin tonë tashmë po tregon rezultate - gjithnjë e më shumë bullgarë po kthehen në vendlindje dhe për herë të parë që nga fillimi i tranzicionit, familja bullgare kthehet në modelin e një familje me dy fëmijë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип