LAJME

Artikull

U ngritën akuza kundër dy prej bullgarëve në anijen “Verilla”

Hënë, 25 Dhjetor 2023, 12:48

U ngritën akuza kundër dy prej bullgarëve në anijen “Verilla”

FOTO: MarineTraffic.com

Madhësia e shkronjave

Ndaj dy prej marinarëve bullgarë në anijen “Verilla”, të ndaluar në Irlandë me kokainë u ngritën akuza. Këtë e njoftoi media irlandeze Irish Times, e cituar nga BNT. Akuzat ndaj dy bullgarëve 35 dhe 32 vjeç janë për shkak të konfiskimit të kokainës në bord me një vlerë totale mbi 20 milionë euro. Katër marinarët e tjerë nga gjithsej gjashtë të ndaluar në këtë rast u liruan.
Anija, e ndaluar më 20 dhjetor në portin irlandez Fojns, qarku Limerik, po transportonte grurë nga Kanadaja. Në bord kishte një ekuipazh prej 18 vetash - 17 bullgarë dhe një ukrainas.

Publikoi / Publikuan: БНР екип