LAJME

Artikull

Kulmi i nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare"

Hënë, 25 Dhjetor 2023, 15:41

Kulmi i nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare"

FOTO: president.bg

Madhësia e shkronjave

Më datë 25 dhjetor, nga ora 20:00 do të zhvillohet spektakli tradicional i bamirësisë “Krishtlindja Bullgare”. Nisma, qëllimi i së cilës është mbledhja e fondeve për fëmijët e sëmurë bullgarë, mbahet për të 21-in vit radhazi nën patronazhin e kreut të shtetit. Në shfaqje do të asistojë presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva. Edicioni i sivjetshëm i "Krishtlindjeve Bullgare" është në mbështetje të kirurgjisë së fëmijëve. Muzikantë të njohur bullgarë do të mbështesin nismën bamirëse për të ndihmuar fëmijët në nevojë me pjesëmarrjen e tyre në koncert. Qytetarët mund ta mbështesin kauzën duke dërguar një SMS bamirësie me vlerë 1 leva në numrin 1117.
Fushata "Krishtlindja Bullgare" filloi me idenë e presidentit Georgi Parvanov në vitin 2003, dhe shfaqja e parë bamirëse u mbajt më 25 dhjetor 2004.