SHOQËRI

Artikull

Statujat me dhurata librash u shfaqën Ditën e Krishtlindjeve në kryeqytet

Hënë, 25 Dhjetor 2023, 16:08

Monumenti i shkrimtarit Jordan Radiçkov në Sofje

Monumenti i shkrimtarit Jordan Radiçkov në Sofje

FOTO: FB/Sketches of Sofia

Madhësia e shkronjave

Për të katërtin vit, koleksionistët e momenteve fotografike nga jeta e kryeqytetit - faqja Etydet e Sofjes/Sketches of Sofia, përgatitën një surprizë për banorët dhe mysafirët e Sofjes duke dekoruar statujat në qytet me libra të mbështjellë. Këtë vit u zgjodhën 30 libra nga Çarllez Dikens, J. R. R. Tolkin, Angell Karalijçev, Dimitër Talev dhe të tjerë. "Ne besojmë se libri jep kuptim dhe ka fuqinë për të krijuar të ardhmen. Dhe nuk ka dhuratë më të mirë se e ardhmja", theksojnë nga Etydet e Sofjes.