Martë 26 Dhjetor 2023 07:57
Martë, 26 Dhjetor 2023, 07:57
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Mot me diell dhe i qetë pritet sot në malin Vitosha, ku edhe zyrtarisht do të fillojë sezoni dimëror, njofton Vitosha Ski në ueb faqen e saj. Organizatorët premtojnë surpriza të këndshme për mysafirët e malit.
Pistat "Vitoshko Llale 1", "Vitoshko Llale 2", "Meça Poljana", "Vetrovalla" dhe "Vitosha Snowpark" do të jenë të hapura. Për shkak të riparimeve, teleferiku “Simeonovo” nuk do të funksionojë.
Çmimet e kartave për teleferikun dhe të biletave mbeten të njëjta me vitin e kaluar. Karta njëditore për të rritur kushton 50 leva /rreth 25 euro/, për nxënës, studentë dhe pensionistë 40 leva / rreth 20 euro/, për fëmijë deri në 12 vjeç - 35 leva /rreth 17.50 euro/. Gjithashtu janë planifikuar ulje të ndryshme të çmimeve.
Publikoi / Publikuan: БНР екип