Martë 26 Dhjetor 2023 11:34
Martë, 26 Dhjetor 2023, 11:34
FOTO: Iva Antonova, BNR
Madhësia e shkronjave
Në ditën e dytë të Lindjes së Krishtit, Kisha Ortodokse lavdëron me këngë falënderimi Nënën e pastër të Zotit, e cila lindi Shpëtimtarin.
Festa e quajtur Tubimi i Hyjlindëses thekson ruajtjen e vlerave tradicionale familjare. Tërhiqet vëmendja tek roli i prindërve në mbrojtjen e fëmijëve dhe tek edukimi i duhur i tyre, por bie në sy një mesazh tjetër - të jemi të dhembshur ndaj refugjatëve, sepse edhe familja e birit të Zotit e ka kërkuar shpëtimin.
Sot nderojmë edhe kujtimin e Shën Jozefit, i cili rriti birin e Zotit, prandaj 26 dhjetori është shpallur dita e babait.
Publikoi / Publikuan: БНР екип