SHOQËRI

Artikull

Sociologja Borjana Dimitrova: Po e dërgojmë vitin 2023 me pak më shumë optimizëm dhe besim

Martë, 26 Dhjetor 2023, 14:12

Borjana Dimitrova

Borjana Dimitrova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgarët e nisin vitin me pak më shumë optimizëm dhe besim se mund të ndryshojnë jetën e tyre për mirë. Këtë e tregon studimi “Bilanci në prag të Vitit të Vjetër dhe të Ri. Normalizim dhe më shumë optimizëm” i “Alpha Research”.
“Në vitin 2023 që kaloi, disa nga krizat e mëparshme u tejkaluan, disa të tjera vetëm ndryshuan formë, disa të tjera u krijuan”, komentoi sociologja për BNR. Ajo dha shembullin e pandemisë Covid, nga e cila shoqëria jonë është rikuperuar dhe i është kthyer jetës normale. Madje, pas tre vitesh paqëndrueshmëri politike dhe një sërë zgjedhjesh të parakohshme, vendi ynë ka një qeverisje të rregullt, ndonëse skandalet e vazhdueshme politike e thellojnë krizën e besimit ndaj institucioneve, liderëve politikë dhe partive. Borjana Dimitrova vuri në dukje luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe atë të re midis Izraelit dhe Hamasit si kriza të reja.
Në përfundim, sociologja u shpreh se vlerësimet për vitin e ardhshëm në vendin tonë janë më të mira nga viti i mëparshëm. "Bullgaria u lodh të jetë pesimistja e përjetshme - si në Evropë, ashtu edhe në botë," shtoi ajo.