LAJME

Artikull

Kryeministri Nikollaj Denkov: Austria është dakord të pranojë Bullgarinë dhe Rumaninë nga ajri dhe deti

Enjte, 28 Dhjetor 2023, 09:49

Kryeministri Nikollaj Denkov

Kryeministri Nikollaj Denkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Austria u angazhua që të vazhdojë negociatat edhe për hapjen e kufijve tokësorë, tha kryeministri Nikollaj Denkov në mbledhjen e qeverisë për temën e anëtarësimit tonë në Shengen.
“Këto negociata do të kombinohen me mbështetje thelbësore nga Komisioni Evropian për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian me Turqinë dhe Serbinë në mënyrë që të reduktohet fluksi i emigrantëve të paligjshëm në Evropë”, shtoi ai.
Kryeministri konfirmoi se pas negociatave të gjata dhe të ndërlikuara me Austrinë, u arrit një marrëveshje parimore për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë nga ajri dhe deti.