Artikull
Laboratori i pesticideve në pikën kufitare "Kapitan Andreevo" do të funksionojë në janar
Enjte 28 Dhjetor 2023 12:53
Enjte, 28 Dhjetor 2023, 12:53
FOTO: bntnews.bg
Madhësia e shkronjave
Laboratori shtetëror për anallizim të pesticideve në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë do të funksionojë në fillim të vitit 2024. Këtë e njoftuan nga Ministria e Bujqësisë. Pas heqjes së laboratorit privat, i cili kishte mbi 10 vjet monopol mbi kontrollin e frutave dhe perimeve të importuara, të gjitha mostrat ende transportohen dhe testohen në Sofje, gjë që ngadalëson procesin. Nga Ministria njoftuan se aktualisht 500 kamionë kontrollohen në ditë. Pyetjes së një gazetari për mundësinë e kthimit të laboratorit privat nga gjykata, ministri i bujqësisë Kirill Vëtev ishte kategorik se “shteti qëndron” në kufi.
Publikoi / Publikuan: БНР екип