Enjte, 28 Dhjetor 2023, 13:00

Bullgaria sot – 28 dhjetor 2023

Madhësia e shkronjave

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 28 dhjetor 2023 do të dëgjoni lajmet e fundit.
Më pas do t’ju takojmë me sopranon e njohur shqiptare me origjinë bullgare Ramona Tullumani. Ajo është një nga artistet me të cilën e mirëpresim vitin e ri 2024 në atmosferën e ngrohtë të Operës së Sofjes, në koncertin tradicional gala të Vitit të Ri (29, 30 dhe 31 dhjetor 2023). Ekipi i Radio Bullgarisë zhvilloi bisedën me Ramonën në ambasadën bullgare në Tiranë, ku ajo gjithmonë është një mysafire e nderuar dhe e mirëpritur.
Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” mund të dëgjoni këngën "Tingulli" në interpretim të Grisha Georgiev - GREESH.
Ju urojmë minuta të këndshme!

Publikoi / Publikuan: БНР екип