LAJME

Artikull

Një datë për hyrjen në Shengen me rrugë tokësore nuk është е arritur, negociatat janë në vazhdim

Enjte, 28 Dhjetor 2023, 14:14

Një datë për hyrjen në Shengen me rrugë tokësore nuk është е arritur, negociatat janë në vazhdim

FOTO: архив

Madhësia e shkronjave

Deri më tani, një datë për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen në rrugë tokësore nuk u caktua as me Austrinë dhe as me Komisionin Evropian. Kështu deklaroi kryeministri Nikollaj Denkov, duke përgënjeshtruar informacionin e dalë më herët, sipas të cilit Bullgaria do të hyjë në Shengen me kufijtë tokësorë në vitin 2025. Në fund të marsit të vitit të ardhshëm do të hiqet kontrolli i kufijve ajror dhe detar për Bullgarinë dhe Rumaninë dhe në fazën tjetër do të hiqet kontrolli i kufijve tokësorë, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Maria.Gabriel dhe shtoi se negociatat po vazhdojnë. "Po flasim për një proces negociues delikat që nuk ka përfunduar ende. Shpresojmë që kjo të ndodhë në ditët e mbetura deri në fund të vitit. Bullgaria ka fituar vendin e saj në Shengen. Për ne mbetet objektiv në negociatat në vitin 2024 që të kemi një datë për heqjen e barrierave edhe kufijve tokësorë”, shtoi Gabriel.