LAJME

Artikull

Bullgaria ka digjitalizuar 100% procedurat doganore për import dhe eksport

Premte, 29 Dhjetor 2023, 15:17

Bullgaria ka digjitalizuar 100% procedurat doganore për import dhe eksport

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Procedurat doganore për import, eksport dhe transit janë 100% të digjitalizuara falë aplikimit të versioneve të reja të sistemeve të informacionit në Agjencinë “Dogana”, njoftoi departamenti. Nga aty bëjnë me dije se 60% e kompanive besojnë se digjitalizimi i kryer me fondet europiane ka çuar në thjeshtësimin e procedurave dhe rrjedhimisht në lehtësimin e kushteve për të bërë biznes në vendin tonë dhe për të kursyer para.
Agjencia e Doganave thekson se Bullgaria është ndër shtatë vendet e para të Bashkimit Evropian që e përdor sistemin e ri të tranzitit, pritet që 19 vende të tjera t'i bashkohen në vitin 2024.