Artikull
Vetëm në Gabrovo e dërgojnë vitin e vjetër 2023 më 30 dhjetor!
Shtunë 30 Dhjetor 2023 04:10
Shtunë, 30 Dhjetor 2023, 04:10
FOTO: arkiv personal
Madhësia e shkronjave
Qytetarët e Gabrovos (Bullgaria Qendrore) janë të vetmit në Bullgari që tradicionalisht dërgojnë vitin e vjetër jo më 31, por më 30 dhjetor. Sonte në orën 19:00 në sheshin “Vëzrazhdane” të qytetit, njerëzit do të mblidhen për të dërguar vitin e vjetër si një mysafir të dashur, për të kujtuar të mirat që ka sjellë dhe për të marrë humor për 366 ditët e ardhshme. Në koncertin “Nën yjet e Gabrovos” do të performojnë muzikantët e grupeve P.I.F., “Slang” dhe REWIND.
"Një ditë para natës së Vitit të Ri, banorët e Gabrovos janë më entuziastë dhe më të gatshëm të festojnë, të argëtohen së bashku në shesh dhe ta ndajnë festën jashtë, dhe në natën e Vitit të Ri ata preferojnë të jenë me familjen e tyre," tha për Radio Bullgarinë kryetarja e Bashkisë së Gabrovos Tanja Hristova. Argumentimi i zgjedhjes së kësaj date plotësohet me një detaj të vogël, por jashtëzakonisht të rëndësishëm për qytetarët e Gabrovos, që janë të njohur për kursimin e tyre – honorarët e interpretuesve nuk janë aq të larta sa do të ishin në natën e Vitit të Ri.
Publikoi / Publikuan: БНР екип