SPORT

Artikull

Në shkurt, Burgas do të presë për herë të parë ndeshjet e Kupës Davis

Martë, 2 Janar 2024, 04:20

Në shkurt, Burgas do të presë për herë të parë ndeshjet e Kupës Davis

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria do të presë Bosnje-Hercegovinën në qytetin tonë detar Burgas në një ndeshje nga Grupi i Parë Botëror i turneut të tenisit për Kupën Davis. Ndeshjet do të luhen në datat 3 dhe 4 shkurt 2024. Kështu, për herë të parë në histori, Burgas do të presë ndeshje nga kampionati botëror i ekipeve për meshkuj. Ndeshjet do të luhen në sallën e klubit të tenisit “Avenue”. Nëse ia dalin kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgaria do të ruajë vendin e saj në Grupin e Parë Botëror dhe nëse humbet, do të zbresë në Grupin e Dytë Botërore, raportoi uebfaqja Sportal. Kombëtarrët tanë hynë në grupin elitar të turneut 100-vjeçar në muajin shkurt pasi mundi 3-1 Zelandën e Re.

Publikoi / Publikuan: БНР екип