Artikull
Banka Kombëtare Bullgare vë në qarkullim monedhën “Shën Hyjlindësja - Molla e Artë"
Martë 2 Janar 2024 06:10
Martë, 2 Janar 2024, 06:10
FOTO: BNB
Madhësia e shkronjave
Banka Kombëtare Bullgare vë në qarkullim monedhën përkujtimore ari me temë “Shën Hyjlindësja - Molla e Artë" me vlera të ndryshme nominale. Deri më 4 janar, çdo klient mund të blejë jo më shumë se 2 nga çdo lloj, pas së cilës monedhat do të shiten pa kufizime. Një monedhë me vlerë nominale 10 leva do të kushtojë 1438 leva, me vlerë nominale 20 leva - 2611 leva, me vlerë nominale 50 leva - 3823 leva dhe me vlerë nominale 100 leva - 5057 leva.
Monedhat përkujtimore “Shën Hyjlindësja - Molla e Artë" nuk do t'u shitet personave nën 18 vjeç.
Publikoi / Publikuan: БНР екип