Artikull
Hyrja e plotë në Shengen pritet të jetë në sinkron me hyrjen në Eurozonë
Mërkurë 3 Janar 2024 11:15
Mërkurë, 3 Janar 2024, 11:15
Georgi Gvozdejkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shpresojmë që Bullgaria të bëhet anëtare e plotë e Shengenit dhe në rrugë tokësore në fund të vitit 2024, tha për BNT ministri i transportit Georgi Gvozdejkov. Kjo do të ndodhë njëkohësisht me hyrjen në Eurozonë. “Shengeni është një mundësi për zhvillim të lartë ekonomik dhe u jep akses të shpejtë mallrave dhe njerëzve. Lëvizja e përshpejtuar do të rrisë treguesit ekonomikë”, shpjegoi ministri. “Për momentin kapaciteti i kufijve është jashtëzakonisht i ngarkuar dhe regjimi i kontrollit duhet të lehtësohet, por të zbatohet rreptësishtë”, shtoi ministri.
Ndërkohë, një raport i Gjykatës së Audituesve rekomandon që ministri i transportit t'i japë me koncesion portet e Varnës dhe Burgasit. Dokumenti kujton se operatorët shtetërorë të porteve janë të përkohshëm dhe të privilegjuar, duke mos paguar tarifa për shfrytëzimin e pronës publike shtetërore.
Publikoi / Publikuan: БНР екип