Artikull
Bullgaria është ndër destinacionet e preferuara të adhuruesve të maratonës
Mërkurë 3 Janar 2024 13:04
Mërkurë, 3 Janar 2024, 13:04
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Turizmi sportiv, i cili është relativisht i ri për Bullgarinë, po fiton me shpejtësi gjithnjë e më shumë fansa. Ngjarjet për adhuruesit e vrapimit në të gjitha distancat tërheqin jo vetëm bullgarët, por edhe të huajt, njoftoi BNT. Në vitin e kaluar 2023, vetëm Maratonën e Sofjes e vizituan mbi 5000 njerëz nga mbi 54 vende. Ngjarja është e preferuar dhe është në kalendarin botëror të atletikës. Vrapuesit nga jashtë më shpesh vijnë këtu me familjet ose miqtë e tyre dhe qëndrojnë për më shumë se një ditë për të eksploruar pamjet bullgare.
Në vitin 2024, kalendari i ngjarjeve sportive në Bullgari është gjithashtu i pasur. Pas Maratonës së Sofjes, të huajit janë tërhequr më shumë nga ultra maratonat - Persenk, Pirin, Trjavna, Trën Ultra, Danubi Ultra dhe emblematikja Vitosha 100.
Lexoni më tepër:
Publikoi / Publikuan: БНР екип