LAJME

Artikull

Gjithnjë e më pak njerëz duan të bëhen shpëtimtarë malorë

Mërkurë, 3 Janar 2024, 15:51

Gjithnjë e më pak njerëz duan të bëhen shpëtimtarë malorë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shpëtimtarët malorë nga repartet në vendpushimet tona malore Bansko, Razllog dhe Dobrinishtë kryesisht mbështeten në donacione për t'i siguruar vetes pajisje dhe automjete të posaçme për shpëtimin e jetëve njerëzore. Ata madje shpesh investojnë mjete të veta, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/.
Për shkak të mungesës së financimit gjithnjë e më pak njerëz kanë dëshirë për t’u bërë vullnetarë, raportoi Shërbimi i Shpëtimit Malor në të gjithë vendin.